Duke filluar nga e hëna, mësimi në shkollat e vendit do të bëhet pa turne ndërsa orët mësimore do të kenë kohëzgjatje normale. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një video-mesazh informues.
Ministrja bëri të ditur se vendimi është marrë pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik të Ekspertëve. Po ashtu, vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe ecurinë e procesit të vaksinimit të mësuesve.
Kujtojmë se mësimi me turne dhe orët e reduktuara sollën së fundmi një reagim të prindërve të cilët kërkuan kthimin e normalitetit në shkolla. Prindërit ngritën shqetësimin për mangësitë në formimin e fëmijëve pas tre vitesh mësim të cunguar për shkak të tërmetit dhe pandemisë.
Këtij problemi i shtohet dhe pamundësia e dërgimit të shumë prindërve për dërguar dhe për t’i marrë të vegjlit nga shkolla. Ata shpërndanë një peticion nëpër shkollat e Tiranës që pritej t’i dorëzohej ministrisë së Arsimit të hënën.
Në mungesë të një zgjidhje prindërit paralajmëruan përshkallëzim të veprimeve të tyre.