Fatbardha Gjonaj e dënuar për vrasjen e ish-të dashurit të dhunshëm, la qelinë nga burgu i grave në kryeqytet. Jashtë e priste vetëm e ëma.
“Kam qëndruar 6 vjet e gjysëm këtu. Jeta këtu është e vështirë por përshtatesh, pasi bëmë një vepër penale dhe mësohesh”, thotë Fatbardha.
Por ajo ende nuk i ka idetë e qarta për të ardhmen. “Se di çfarë do bëj por shpresoj të jetë më e mira”, vijon ajo.
33-vjeçarja nga fshati Baz i Burrelit ka pasion këngën. “Se di sa do më jepet mundësia por meqë mora pjesë në The Voice shpresoj që ta ndjek me ndihmën e televizonit Top-Channel”, thotë Fatbardha.
I pranshëm në burgun e grave, ministri Manjani vijoi me deklaratat në distancë me kolegun e tij në qeveri Saimir Tahiri.
“Falenderoj një prej televizioneve që një nga gratë do fillojë punë. Më falni për reklamën por Top Channel e ka bërë këtë gjë, kështu që besoj se edhe pjesa tjetër e biznesit privat do ketë dashamirësinë për t’i angazhuar këto gra dhe të tjerë që lirohen nga amnistia në punë të ligjshme, sepse kanabisi dhe të tjerat nuk janë opsion”, tha Manjani.