Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë ende të komentohen shumë në media ndonëse i dhanë fund lidhjes së tyre trevjeçare. Kurioziteti është edhe më I madh, tani që aktori është bërë pjesë e “Big Brother VIP”.
Ndonëse nuk është hera e parë, Donaldi ka folur sërish për marrëdhënien me moderatoren, për të cilën tha se është vajza që ka dashur më shumë në jetë.
Ai ka treguar se ka 4-5 muaj që nuk është më me të, megjithatë tregon se ka qenë një lidhje e fortë, ndikuar edhe nga bashkëjetesa.
“Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“, tha aktori gjatë bisedës me banorët.
Sa i përket ndarjes, ai tha ka ardhur si pasojë e karaktereve të njëjta që dy të rinjtë përfaqësojnë. ‘’U bënë shumë gjëra bashkë. Kemi bashkëjetuar menjëherë sapo jemi njohur. Jemi tipa shumë të ngjashëm’’, – tha Donaldi.
Duke njohur dy të rinjtë, Semi e pranishme gjatë bisedës, ndërhyri duke shtuar: “Këta të dy vdesin për njëri-tjetrin, duhen pafund por janë shumë tipa të njëjtë. Që në momentin e parë që janë takuar duket se kishin një jetë që njiheshin”.
“Po, jemi shumë të njëjtë. Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, unë jam koshient për këtë. Ajo është femra që unë kam dashur më shumë gjatë gjithë jetës. Nuk merreshim vesh, thonim: ‘Pse ti këtë, pse ti atë?’ Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, është e pamundur“,– iu përgjigj Veshaj.
Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.