Çdo gjë është gati për fillimin e edicionit të parë të MasterChef Albania. InfoMedia Albania ka arritur të zbulojë datën zyrtare të nisjes së transmetimit.
Do të jetë pikërisht data 8 Mars në mbremje kur Top Channel do të hap dyert e kuzhinës për aspirantet chef që do të garojnë per çmimin e MasterChef! Çmimi për fituesin e këtij reality do të jetë botimi i nje libri me recetat e përgatitura. Jo pak për një fillim karriere të suksesshme në artin e bukur të kuzhinës.
Dhe për të vlerësuar konkurentët e MasterChef Albania do të jenë tre chef-at e njohur të kuzhinës shqiptare dhe jo vetëm, Sokol Prenga chef dhe pastiçier i mirenjohur tashmë, falë disa emisioneve televizive, gjithashtu pronar i ‘Restorant pasticeri Delikatesë’. Gëzim Musliaka, i cili gjithashtu zotëron një restorant me emër në kryeqytet dhe mjaft i vlerësuar nga kritika popullore. Renato Mekolli, djali i “Kapeleve të Arta”, akoma dhe më i njohur dhe i vleresuar në rang ndërkobetar për recetat e tij dhe ekselencën në artin e kuzhinës.