2021 ka qenë një vit i madh për NFT-të dhe tashmë kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë filluar ti kushtojnë më shumë vëmendje.
Samsung është një prej tyre që prezantoi “NFT Aggregation Platform” dizajnuar për televizorët inteligjentë të kompanisë.
Platforma e cila do të jetë e disponueshme tek modelet MicroLed, Neo QLED dhe The Frame, do tu mundësojë përdoruesve të shfletojnë dhe blejnë NFT direkt nga televizorët e tyre.
Platforma merr informacion rreth NFT-ve nga disa tregje dhe përdoruesit mund të shikoni se kush e ka krijuar si dhe të dhënat e blockchainit.
Ata që kanë NFT në pronësi mund të përdorin platformën për të prezantuar koleksionin e tyre. Samsung thotë se teknologjia e Kalibrimit Inteligjent automatikisht përshtat konfigurimin e televizorët me specifikimin e krijuesit origjinal në mënyrë që imazhi të pasqyrohet në televizor ashtu siç është në të vërtetë.