A e keni menduar ndonjëherë të shihni, këngëtaren e mirënjohur Liljana Kondakci, këngëtarin Devis Xherahu, atleten Klodiana Shala dhe moderatoren Eva Murati, duke u munduar të bëjnë punët e vështira të fshatit?
Epo këtë gjë e realizoi Ervin Kurti në rubrikën “N’fermë”. Ndonëse për Klodin e Liljanën ishte më e lehtë jetesa në fshat, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Evën dhe Devisin, të cilët hasën jo pak vështirësi me punët atje.
Devisi e kishte pak të vështirë të rregullonte gardgin, për të mos folur më pas për incidentin me strucin, siç e tha dhe vetë këngëtari nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë. Eva kishte frikë të kujdesej për gomarin, ndërsa Liljana dhe Klodi, u përgjigjën sfidave me mjaft lehtësi.
Nuk munguan në fund serenatat korçare, të kënduara me aq mjeshtëri nga dueti Devis-Liljana.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon: