Ndryshimet grafike dhe studioja e lajmeve të kanalit të parë informativ në Shqipëri News 24 së fundmi janë një kopje identike e studios dhe siglës së lajmeve të kanalit francez I-Télé.
Edhe pse mediat franceze e kanë denoncuar online më parë këtë vjedhje imazhi, televizionet e Shqipërisë dhe Kosovës, shurdhojnë veshët dhe mbyllin sytë, vazhdojnë ti trasmetojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë pasi ende vjedhin punën e nje tjeter studio/media të huaj…
Më poshtë do mund të shikoni edhe më qartë siglën e lajmeve të kanalit francez, dhe do ju duket sikur jeni duke parë kanalin shqip News24!
Video e siglës së lajmeve të I-Télé, ku vëreni që eshte 100% identike me kopjen e siglës së N24:
Madje edhe sigla qe paralajmeron reklamat eshte kopjuar nga i njejti televizion francez.
Ndërsa në videon e mëposhtme do vëreni një video përmbledhëse të kanaleve kryesore shqiptare dhe kosovare që kane kopjuar emisionet dhe siglat e huaja, ku mediat franceze i akuzojnë për plagjiaturë
Ne gjithashtu kemi publikuar dhe foton e dy studiove të lajmeve të I-Télé dhe News 24, ku dallohet qarte sa të ngjashme janë të dyja, ose sikurse thotë gazetari italian Alessio Vinci : “I format sono simili ma non uguali – formatet janë të ngjashëm por nuk jane njëlloj”
Ku ky i fundit ka filluar të kopjojë edhe batutat e Nard Ndokës!!
Për fat të keq televizionet shqiptare vazhdojnë ende të vjedhin punën e tjetrit padrejtësisht!