Pas një suksesi të padiskutueshëm të sezonit të parë vjeshtën e kaluar, “Emily in Paris” u konfirmuar për nisjen e punës për realizimit të një sezoni të dytë që në Nëntor të 2020. Ndërkohë Netflix zyrtarizoi konfirmimin e datës së transmetimit e cila do të jetë 22 Dhjetor me protagonisten aktoren kyesore Lily Collins. Netflix gjithashtu publikoi edhe një trailer të shkurtër rreth ngjarjeve që do të ndodhin në këtë sezon të ri.
Kujtojmë se seriali është nominuar për dy çmime Golden Globes dhe dy Emmy Awards, ai gjithashtu ka marrë reagime poztive nga shumë shikues. Sipas krijuesit të serialit Darren Star sezoni 2 do të jetë më dominant se paraardhësi i tij. Ndaj ai ka zbuluar detajin se do të këtë një interes të ri dashurie për Emilyn, shumë intriga në punë dhe në marrëdhënie mes kolegëve ka treguar ai për revistën People.