Duke filluar që nga muaj Maj i këtij viti përdoruesit e Netflix, të cilët në Shqipëri dhe Europë janë duke u shtuar dita ditës, do të kenë një opsion të ri teksa përzgjedhin paisjet mobile për të parë programet e tyre në këtë platformë streaming.
Netflix ka njoftuar se azhornimi i ri i këtij aplikaconi do të shtoj disa opsione me synim reduktimin e shpenzimit të paketës së internetit.
Në fakt duket një gjetje shumë e mirë edhe për klientët Shqiptarë por edhe ata në rang global, të cilët do të kenë mundësinë të vendosin vetë sasinë e MB që do të shpenzojnë e cila automatikisht do të rregullojë edhe cilësinë e video-s në mënyrë të shmangies të harxhimit të tyre.
InfoMedia Albania