Një tjetër serial në gjuhën gjerman bëhet pjesë e Netflix. Mësohet se kompania “streaming” ka rezervuar të drejtat botërore jashtë vendeve gjerman-folëse.
I titulluar “Perfume”, seriali është një konvertim i librit “best-seller” me të njejtin emër nga Patric Suskind.
Drama thriller përqëndrohet në historinë e një të riu i cili nis investigimet për një seri vrasjesh brutale akuzat për të cilat u drejtohet pesë studentëve të cilët zbuluan një recetë parfumi që i jep atyre kontroll mbi emocionet e njerëzve.
Mësohet se premiera zyrtare e serialit do të jetë në vjeshtën e vitit 2018 me 6 episodet e para, të cilat kanë nisur xhirimet.
IMAlbania.com