Netflix televizioni në streaming ka nënshkruar marrëveshje me Sky, Canal+ dhe Telefonica.
Netflix nuk është më e vetme, pesëmbëdhjetë marrëveshje me gjigandët e pay tv jashtë tregut amerikan: si Comcast Sky, që do të mundësojë app-in e Netflix në Sky Q, set-top-box i gjeneratës së fundit të Sky prezent në shtëpitë e njëzet milion përdoruesëve europian. Streaming tv i Reed Hastings në një goditje të vetme mund ti shtojë 151 milionë abonentëve të tij edhe një plate prej 300 milionë përdoruesish potencial. Hastings ka vendosur të braktisë strategjinë e “stand alone” duke lidhur marrëveshje partnershipi në të gjithë botën, pikërisht me me ata që seri më sot ishin konkurentët e tij, për ti bërë ballë aktorëve më potent financiarisht.
Bëhet fjalë për Amazon Prime, i pranishëm në të gjitha merkatot botëror, por mbi të gjitha është fjala për dy hyrjet e reja më të fuqishme në treg: Disney+, që nisi transmetimet muajin e kaluar në SHBA Usa dhe Hbo Max në pronësi të grupit At&T Time Warner që do të fillojë aktivitetin në majin e vitit që vjen.
Kështu me qëllim shtrirjen sa më të gjerë në tregun europian Netflix ka nënshkruar kontrata bashkëpunimi me Sky në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italia, në Francë l’accordo me Canal Plus dhe Spanjë me Telefonica.