Është publikuar ‘trailer’-i i serisë së re të dokumentarëve të Princit Harry dhe Meghan Markle.
Pamja paraprake një minutëshe, e lëshuar nga Netflix, përmban fotografi bardh e zi të papara më herët të çiftit të shoqëruar me muzikë.
Ata dëgjohen duke u pyetur “Pse deshe ta realizoje këtë dokumentar?”, për të cilën Harry përgjigjet: “Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura”.
“Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”, shton ai, përpara se Meghan të shihet duke fshirë lotët.
Imazhet e William dhe Kate me Harryn dhe Meghanin në shërbimin e Ditës së Commonwealth në 2020, paraqitja e fundit publike e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, shfaqen midis imazheve.
Harry & Meghan. A Netflix Global Event. Coming soon, only on Netflix. pic.twitter.com/ysxaCcESP4
— Netflix (@netflix) December 1, 2022