Netflix ka filluar promovimin e shërbimit të tij në Indi duke hedhur në treg një ofertë shumë të lirë për klientët e rinj.
Oferta promovuese ofron për klientët e rinj të përdorin Netflix me një kosto 0,06 € për muajin e tyre të parë të abonimit.
Pasi të kenë provuar muajin e parë me këtë kosto shumë të ulët, përdoruesit do të mund të zgjedhin nga plani mobile me kosto 2.55 € në muaj, plani për smart tv 6.40 € në muaj, plani standard me mundësi shikimi në dy aparatura me kosto 8.32 € dhe 10.25 € në muaj për planin me katër perdorues për abonim.
Edhe përpos kësaj oferte joshëse Netflix është në Indi një nga kompanitë e streaming tv më e kushtuesme krahasuar me kompanitë e tjera si Hotstar ( në pronësi të Disney). Krahasuar me 300 milion përdorues të Hotstar, Netflix dhe Amazon të dy kanë më pak se 30 milion përdorues në tregun indian.