Në 19 qershorin e kaluar u fol per ardhjen e Netflix në Holandë nga fundi i këtij viti, zgjerimi i mëtejshëm i gjigandit amerikan të streaming content në Evropë do vijonte edhe në shtetet të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë.
E pra, siç raportohet nga Corriere.it, vitin e ardhshëm Netflix pritet të arrijë gjithashtu edhe në Itali.
Ja se çfarë raporton adresa e gazetës famshme :
Pas vitesh, këtë herë duket të jetë një datë, edhe pse e paqartë, për ardhjen e Netflix në Itali. Lajmin për gazetën Corriere, e bëri të ditur një drejtor i Web TV-se Kalifornian: “Nuk kemi bërë shpallje në aspektin e hapjeve të tregjeve të reja por nuk mund të përjashtojmë ardhjen nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm.”
Nëse lajmi do të konfirmohet, 2014 do të quhet viti i ‘revolucionit’ në lidhje me përdorimin e materialeve video online (web tv), pasi që të dyja platformat ne treg, Sky dhe Mediaset janë gati për të nisur platformat e tyre në streaming – River për TV satelitor (Sky), Infinity per Mediaset DTT – të cilat do të trajtohen me forma të abonimit që do të jenë të pavarura nga ato të njohura tashmë të cilat janë të lidhura me dekoder me kartë smart.
Për Mediaset Infinity duket se kanë tashmë një datë lancimi, dmth më 9 dhjetor, dhe sikurse citon burimi tashmë i lartpërmendur, shërbimi “do të ofrojë një katalog prej rreth 5000 tituj duke përfshirë filma, seriale televizive, fiction dhe filma vizatimor. Një “bibliotekë”, që do të mblidhen filma të lëshuar nga viti 1950 deri në 2012 dhe vetëm serialet televizive të plota, një katalog të madh me material të parë tashmë, por i riorganizuar në një ofertë të përshtatshme për të rinjtë dhe familjet. “Do jetë e mundur të perfitohet dy javë abonim falas e cila më pas do të jetë në formën e një abonimi me kosto mujore prej 9,00 €uro – pagesa do të bëhet vetëm me kartë krediti.