Platforma e njohur e streaming po projekton të arrij 50% të përmbajtjes së programacionit programazionit me produksione origjinale, seriale TV por edhe show dhe film. Në veçanti, do të rritet numri i produksioneve të formatit reality show.
Drejtori i programacioinit në Netflix, Ted Sarandos ka ilustruar, në një konferencë të mbajtur në New York, projektet e ardhshme të kompanisë së tij: seriale TV origjinal, por edhe show dhe filma.
Gjigandi i streaming, prej kohësh i angazhuar me prodhimin e përmbajtjeve origjinale për një publiku gjithmonë e më të gjerë dhe të ndryshëm, po projekton të rrisë këtë kategori programacioni deri në 1.000 ore në 2017, më shumë dyfishin e arritur në 2016. Do të kalohet nga 5 miliardë dollarë i këtij viti në 6 miliardë investime me objektivin për të arritur 50% të programacionit me përmbajtje origjinale prodhuar nga vetë kompania.
Aktualisht platforma ka 30 seriale televizive që do i bashkohen, në 2017, 20 unscripted show.
Gjatë vitit të ri do vijnë 20 unscripted show (ose si i njohim ne reality show) ndër të cilëve Ultimate Beastmaster, prodhuar nga Sylvester Stallone. E cilësuar si seriali i parë ndërkombëtar në llojin e vet, me gjashtë versione lokale, ku do të marrin pjesë 108 atletë/konkurentë që do të vihen përballë sfidave dhe pengesave në një rrugëtim të emëruar The Beast.
Netflix do të përqëndrohet edhe tek produksioni i filmave me metrazh të gjatë; Ted Sarandos përmendi “Bright”, një thriller fantasy me regji të David Ayer, regjizori i Suicide Squad, dhe me protagonist Will Smith.