Platforma e internet tv Netflix është zgjedhja e parë edhe për publikun italian.
Sipas një studimi të kryer nga Nextplora, 15% e italianëve gjatë vitit të fundit ka përdorur shërbimet e operatorëve që ofrojnë përmbajtje në streaming me pagesë. Nga të intervistuarit që kanë pranuar se kanë përdorur shërbime të tilla me pagesë, 48% janë përdorues të Netflix, 40% Infinity dhe 37% Skyonline. Faktorët kryesorë që kanë drejtuar audiencë në zgjedhjen e Internet tv nga platformat tv me pagesë janë çmimet kokuruese, mundësia për të aksesuar kudo dhe kurdo. Gjithashtu komoditeti i shërbimit, gama e gjerë e përmbajtjeve si edhe mundësia për të mos pasur asnjë detyrim kontraktual.
Ndërkohë që Netflix po i gëzon të qenit mbret në këtë sektor duke zenë fronin e më të ndjekurit në Itali, Sky Italia ka gati përgjigjen e tij me Now Tv. Sot në vendin fqinjë debuton shërbimi më i ri internet tv, NOW TV, brand-i ndërkombëtar që është operativ tashmë në Mretërinë e Bashkuar, pjesë e Sky International.
Me këtë lëvizje të re Sky Italia i shpall “luftë” të hapur gjigandit amerikan Netflix, dhe parashikimet për të qenë zëvendësuesi i tij në zgjedhjen e italianëve janë pozitive, kjo falë ofertës së pasur që Now Tv do të ofrojë si në streaming dhe on demand, mbi të gjitha pa nënshkruar asnjë kontrat apo detyrim me kompaninë.
Risitë që përdoruesit italian do të kenë në dispozicion nga sot janë të shumta, duke filluar me High Definition, një ofertë të re dedikuar sportit. Gjithashtu shërbimi Now Tv do të jetë i disponueshëm për të gjitha paisjet: Pc, Mac, Tablet, Smart TV, game console, smartphone dhe në të gjithë televizorët me dekoderin NOW TV Box.
Now Tv fillimisht ofron 3 paketa “Intrattenimento”, me programet dhe shfaqjet më të mira të kanaleve SKY, “Serie Tv” me serialet më të fundit amerikane dhe botërore, ndërsa për të asionuarot e filmit “Cinema”, është alternativa me produksionet më të mira dhe të fundit kinematografike.