Netflix nuk ka ka më në librarinë e tij asnjë prej filmave të Johnny Depp. Rastësi apo reagim ndaj betejës ligjore që ai ka humbur me ish-bashkëshorten dhe mediave?
Edhe pse nuk ka pasur asnjë lajmërim zyrtar nga platforma e njohur, mesa duket Netflix i ka hequr titujt e filmave të Depp, të paktën nga libraritë e SHBA dhe disa vendeve të tjera të rëndësishme. Lajmi vjen pak pasi Shia Labeouf u hoq nga lista e aktorëve që janë nominuar për çmimet e Netflix, pasi është akuzuar për abuzim fizik, emocional dhe mendor. Megjithatë, disa prej filamve të këtij të fundit ende ekzistojnë në platformë, ndërsa ato të Depp jo.
Kujtojmë që Depp humbi një muaj më parë një betejë ligjore ndaj ”The Sun”, të cilit e kishin quajtur ”dhunues gruaje” në një prej artikujve të tyre, ndërkohë që në gjykatë u vendos që termi i përdorur ndah tij ishte i saktë pasi ai kishte abuzuar me Amber Heard.
Prandaj vendimi i Netflix mubd të ketë qenë një reagim i vonuar ndaj ngjarjeve të fundit. Aktori gjithashtu nuk do të jetë më pjesë e e sagës ”Pirates of The Caribbean”, si Captain Jack Sparrow, ndërsa po ashtu u zëvendësua edhe në rolin e tij tek ”Fantastic Beasts”. Ndërkohë në një artikull të fundit të ”Hollywood Reporter” ai është quajtur si toksik nga kolegë të ndryshëm.
Fansat e Depp gjithsesi e kanë kundërshtuar vendimim për të hequr Depp nga platforma, madje kanë kërcënuar edhe me bojkot, megjithatë duket se Netflix, me 195 milionë abonime në të gjithë botën, duket se nuk i trembet kësaj gjëje. Fansat e tij besnikë kanë vendosur të bojkotojnë edhe Disney plus, në lidhje me vendimet që kompania ka marrë në lidhje me aktorin.
Ndërkohë faqe të ndryshme të Netflix, por jo zyratre, thonë se në fakt vendimi për të hequr filmat e tij është thjesht pjesë e ricikimit të titujtve që ndodh rëndom, megjithatë presim për një deklaratë.