Netflix tashmë ka zhvendosur fokusin e tij edhe në prodhimin e dokumentarëve dhe do të përdor vetrinën e Toronto International Film Festival që do të mbahet nga data 8 deri 18 shtator për të prezantuar katër produksione të reja. I pari titullohet Amanda Knox dhe do të jetë i disponueshëm në platformë duke filluar nga 30 shtatori. Me regji të Rod Blackhurst (Here Alone, fitues i Tribeca Audience Award) dhe Brian McGinn (Chef’s Table, fitues i TDA Award) dhe prodhuar nga Mette Heide (India’s Daughter, fitues i Daniela Peabody Award) dokumentari do të ndërtojë ngjarjen dramatike të vrasjes së Meredith Kercher, studentes nga Londra e vrarë në Peruxha të Italisë në datë 1 nëntor 2007. Një çështje që pati një jehonë ndërkombëtare edhe për kombësinë e viktimës dhe të akuzuarës kryesore, amerikanes Amanda Knox, e cila më pas u lirua me vendim tě Gjykatës së Lartë. Nuk është hera e parë që krimi i Peruxhas tërheq vëmendjen e regjizorëve: më parë regjizori Robert Dornhelm ka realizuar Amanda Knox: Murder on Trial in Italy, film për televizionin i vitit 2011 transmetuar nga kanali amerikan Lifetime. Pas këtij filmi do të vij një tjetër Al, Beyond the Headlines: Amanda Knox, që analizon sistemin ligjor italian, nga këndvështrimi i prindërve të Amandas, të miqëve të saj, të investigatorëve, të përfaqësuesëve ligjor dhe studiuesëve të drejtësisë. Filmi u transmetua në Itali nga Canale 5 dhe ndezi mjaft polemika midis familjarëve të Meredith dhe avokatëve të familjes Kercher.
Dokumentarët e tjerë që Netflix do të prezantoj në Toronto janë ‘the Inferno’ (online 28 Tetor) dhe sheh Werner Herzog në shoqërinë e vullkanologut Clive Oppenheimer në një udhëtim për të eksploruar disa nga vullkanët më legjendar të botës në Indonezi, Etiopi, Islandë dhe Korenë e Veriut. Një tjetër produksion është The Ivory Game (online nga 4 nëntori) me regji të Richard Ladkani dhe Kief Davidson. Dy regjizorët kanë xhiruar për 16 muaj me qëllim zbulimin e sekreteve më të errëta të trafikimit të fildishit, duke ndjekur kontrabandistët në kërkim të arit të bardhë. I fundit, The White Helmets (online nga 16 shtatori) i ambientuar në Siri dhe Turqi në fillimin e 2016-ës me protagonistë tre shpëtimtarë vullnetar. Ndërsa në kategorinë Extra Toronto merr pjesë Virunga që shënon edhe bashkëpunimin midis Netflix dhe Appian Way Productions në pronësi të Leonardo DiCaprio: historia e një ekipi Ranger-s gjatë vështirësive të përditëshmërisë për të mbrojtur gorrillat e maleve në Afrikë.