Netflix ka vendosur të hyjë në tregun spanjoll me një produksion origjinal të tij, të filmuar dhe prodhuar tërësisht në Spanjë.
Seriali dramatik, ende pa titull, do të fillojë prodhimin në Madrid këtë vit dhe të debutojë botërisht në Netflix diku nga viti 2017. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1920, dhe tregon jetën e katër grave me prejardhje shumë të ndryshme nga e gjithë Spanja, secila e punësuar për të si operator për kompaninë e vetme telefonike në vend. Ky produksion është bashkë-krijim me Gema Neira, e njohur nga produksioni Campos. Sezoni i parë do të përbëhet nga 16 episode.