Një ditë e re, një ditë tjetër për Netflix i cili dëshiron të dominojë botën virtualisht.
Shërbimi “video streaming” I cili së fundmi raportoi të Hënën se ka arritur 125 milionë abonues ka planifikuar të shpenzojë në të ardhmen 1 Bilion dollar në prodhimet origjinale dhe bashkë-produksionet në Europë për këtë vit.
Shumë e cila është dyfishi I vitit të kaluar, do të dyfishojë po ashtu prodhimet Europiane.
Ky veprim do të ketë pasoja për transmetuesit tradicionalë evropianë, të cilët, si homologët e tyre në SHBA, po përpiqen të mbajnë audiencën mes konkurrencës në rritje me platforma të ngjashme me Netflix dhe Amazon.
Në raportimin e 3 mujorshit të pare të vitit, Netflix u shpreh se u rrit me 5.5 milionë anëtarë ndryshe nga ç’kishte parashikuar më pare.
Ndërkohë në Europë së shpejti Netflix do të lancojë 10 projekte të reja europiane, duke përfshirë shtatë seriale origjinale, dy dokumentarë dhe një film./IMA/