Burime të sigurta kanë konfirmuar se Netflix ka mbyllur një marrëveshje me Warner Bros. për një revival të Gilmore Girls shkruar nga krijuesja Amy Sherman-Palladino dhe producenti ekzekutiv Daniel Palladino.
Edhe pse negociatat me cast-in janë ende në fazën fillestare, është mësuar se aktorët kryesor Lauren Graham, Alexis Bledel, Kelly Bishop dhe Scott Patterson, janë të gatshëm për të qenë pjesë e këtij rikthimi. Gjithashtu, sipas po të njëjtit burim, revival-i do të ketë katër episode me nga 90 minuta secili.
Warner Bros. dhe Netflix kanë refuzuar të komentojnë këtë lajm.
Gilmore Girls ka debutuar ne vitin 2000 ne kanalin WB, per tu transferuar më pas në 2006 në kanalin The CW për sezonet e fundit.