Teksa kriza e koronavirusit ka mbërthyer Italinë, e cila ashtu si shumë shtete të tjera është duke u përballur me krizë në industritë e televizionit dhe filmit, Netflix dhe dhe Komisioni Italian i Filmit ka anoncuar krijimin e një fondi për të ndihmuar këto industri në emergjencën e COVID-19.
Netflix ka dhuruar 1 milion euro në ndihmë të Televizionit dhe Kinemasë gjatë emergjencës së pandemisë, që do të menaxhohet nga Komisioni Italian i Filmit. Ai do të përdoret për të ndihmuar ata që janë prekur më shumë nga pandemia, siç janë artisët e make-up, teknikët etj.
Fondi që u dhurua është pjesë e iniciativës globale të Netflix që ka koston 100 milion Euro për të ndihmuar punonjësit e mediave dhe produksioneve audio-vizive./IMA/