Kompania e telekomunikacionit në Greqi Wind në partneritet me Google ka hedhur në treg Wind Vision, platformën e parë pay-TV me Android TV.
Wind Vision është gjithashtu platforma e parë në Greqi që ka të integruar Netflix në ndërfaqen e përdoruesit.
Oferta e saj përfshin gjithashtu mbi 60 kanale televizive të drejtpërdrejta duke përfshirë rrjete të tilla globale si Fox; kanalet për fëmijë të Disney, Nickelodeon dhe BabyTV; kanalet e dokumentarëve të National Geographic, Viasat History dhe History; kanalet muzikore MTV Live HD, Stingray Vibe dhe iConcerts; Fashiontv, World Fashion dhe Luxe.TV; Bloomberg TV, BBC World News dhe TV5 Monde; dhe kanalet sportive Extreme Sports, Ginx dhe Outdoor Channel. Wind Vision gjithashtu ofron kanalet greke NovaSports.
Si shërbimi i parë Android TV në Greqi, Wind Vision gjithashtu do të ofrojë akses të plotë në të gjitha shërbimet e Google duke përfshirë Google Play Movies, aplikacionet muzikore, YouTube, Google Play Games dhe mbi 3.000 aplikacione në dyqanin e Google Play. Shikuesit do të kenë akses për shërbimet si 4K dhe HDR, një EPG ekskluzive, shumëkëndësh, multiscreen, on demand, kthimin e smartphone-it në një telekomandë dhe lidhjen me Bluetooth të aparaturave periferike të ndryshme.