Në vetëm dy ditë që nga fillimi i edicionit të tretë të Big Brother Vip, “shtëpia më e famshme” ka shpërthyer me intrigat e para dhe debate të ashpra ndërmjet banorëve. Duke qenë një nga spektaklet më të ndjekur, BBV3 tashmë ka tërhequr vëmendjen e publikut me dinamikat e ndërlikuara që po formohen.
Spektakli i ditës së nesërme “Prime” premton të jetë edhe më i madh. Sipas paralajmërimeve të bëra në natën e parë, shtëpia do të përjetojë një ndryshim të madh me shtimin e gjashtë banorëve të rinj. Këta personazhe VIP, të zgjedhur nga fusha të ndryshme, pritet të sjellin më shumë dinamizëm dhe ndoshta të ndryshojnë ekuilibrat e tanishme.
Aktualisht, në BBV3 qëndrojnë 18 banorë, të cilët tashmë kanë nisur të debatojnë dhe të ndezin konflikte, edhe pse sapo janë njohur me njëri-tjetrin. Ndër përplasjet më të dukshme është ajo mes Rikjes, Julit dhe Gazit, si dhe konflikte të tjera si Roza Lati me Ledjonën dhe Egla me Ilnisën. Kjo atmosferë e tensionuar parashikon një sezon të ngjeshur me emocione, surpriza dhe ndoshta aleanca të papritura.