Risi, personazhe, informacion e plot argëtim, gjithçka për t’iu mbajtur të mbërthyer pas ekranit të Vizion Plus.
Tradita e zgjimit në mëngjes do të vijojë sërish me “7pa5” në këtë start, por këtë herë me elementë të rinj. Autorja Pranvera Borakaj na liston surprizat e sezonit të tetë.
PRANVERA BORAKAJ
“Më lejoni që vetëm mos ua tregoj emrat e moderatorëve të cilët do të jenë këtë vit në “7pa5”. Vetëm se ajo që di të them është që janë shumë inteligjtë, të bukur dhe plot me energji pozitive, që do të thotë që për këdo që do të duhet të hapë ekranin në mëngjes tek “Vizion Plus”, do të marrë një energji pozitive që do ta shoqërojë gjatë gjithë ditës. Nuk është vetëm kaq, informacioni është shumë i rëndësishëm, ne do të qëndojmë brenda të njëjtit format, aktualitet, informacion, politikë, ekonomi, pa harruar edhe temat e lehta që do të jenë bashkëudhëtare edhe për këtë sezon.”
Formati rinor “NEXT” rikthehet nën moderimin e Greta Allushit dhe Elvi Nuhut, si gjithmonë pa ndryshuar formatin, por duke shtuar rubrikat dhe duke dhënë hapësira të reja për talentet.
“Përgjatë këtij viti do të kemi shumë surpriza, që nuk do t’i zbulojmë. Do të jemi të dy bashkë dhe do të kemi ndryshime të tjera.”
“Vizioni i Pasdites” rikthehet me moderatoren Evi Reçi, ku në ndryshim nga formatet e tjera të pasditeve, do të jetë zëri i publikut dhe i historive jetësore. Çdo pasdite e Vizion Plus do të sjellë magjinë e narracioneve të personazheve më të dashur për publikun.
“Gjithmonë kemi pasur focus njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe një zë më shumë, që shoqëria mbase i ka lënë në hije, të mënjanuar. “Vizioni i Pasdites” e ka treguar këtë gjë në sezonet e kaluara. Ne do të jemi zëri i atyre që janë në hije.”
“Fake Off” me Gonin dhe Xhefrin vjen edhe në këtë sezon plot humor e buzëqeshje duke mos e braktisur misionin e tij, si një parodi e vërtete e lajmeve e cila satirizon politiken, aktualitetin e më gjerë.
“Fake Off” është një dritare monitorimi, jo një emision investigativ. Më vjen mirë që e ka shijen e një emisioni të shikuar. Natyrisht këtu ndikon përkushtimi i stafit të gazetarëve për të mbledhur lëndën më të mirë, por edhe dyshja Goni-Jefry, që japin tingëllimin e duhur. Ne luajmë dhe satirizojmë lajmin.”
Mbrëmja e së hënës rikthen në Vizion Plus dy talk show-t, “Quo Vadis” nën drejtimin e Pranvera Borakaj dhe “Spotlight” nga Alban Dudushi.
Pranvera Borakaj rikthehet edhe në këtë sezon me projektin e saj televiziv “Quo Vadis”, format i cili do të vijoje të mbetet në koherencë me zhvillimet e politike e sociale, por pa lënë mënjanë aktualitetin.
“Quo Vadis” do të vijë për ju çdo të hënë, ora 21:00
“Spotlight”, arena e debateve të mbrëmjes nga Alban Dudushi do të vijojë të këtë në fokus të tij aktualitetin, politikën, kulturën, fenomenet sociale. Formati edhe këtë sezon do të tentojë të jetë një prej studiove televizive më të rëndësishme në Shqipëri
“Nuk i kemi hequr akoma rrobat e pushimeve, por i kemi ndezur motorët. Këtë vit do të vazhdojmë të thellojmë temat në kontekstin e aktualitetit të këtij viti. Do të ketë tema për jetën sociale, debate të rinisë, të gruas. Besoj do të jetë një vit më i larmishëm se viti që shkoi.”
Ky sezon rezervon edhe mjaft surpriza të tjera, të cilat edhe këtë sezon do të mbajnë të mbërthyer teleshikuesit besnik të logos 22-vjeçare të Vizion Plus.