Kantautori italian Riccardo Cocciante ka mbërritur të mërkurën në Tiranë si i ftuari special i natës së parë në Festivalin e 56- të në RTSH.
Në një intervistë të shkurtër për TVSH, Cocciante, mjaft i njohur në Shqipëri, tha se shpresonte që muzika e tij të ketë ndihmuar lirinë e shqiptarëve. Ai shprehu gjithashtu dëshirën të sjellë në Tiranë spektaklin “Notre Dame de Paris”.
Për ne ka qenë shumë e rëndësishme mbështetja që i keni dhënë talentit të Elhaida Danit. Aty është ndërtuar një raport akoma me intensiv edhe me ju.
Po patjetër! Ka qenë diçka shumë e bukur. Ajo e ka merituar fitoren e “The Voice” dhe pastaj shkoi më tej me turin e “Notre Dame de Paris” në versionin francez dhe për këtë ka qenë ndoshta një fillim apo një rifillim karriere e duhet të them po është shumë e zonja.
Çfarë do të thotë për ju të jeni i ftuar këtu në Shqipëri për një festival i cili është krijuar mbi gjurmet dhe imazhin e Sanremos?
Po, duhet të them se kam marrë pjesë vetëm një herë në Festivalin e Sanremos dhe kam thënë gjithmonë se nuk do të shkojë kurrë me, sepse nuk më pëlqejnë ingranazhet. Me pëlqejnë sfidat dhe nëse vij këtu është si mik dhe është një gjë që më jep kënaqësi.
Organizatorët kanë dashur ta mbajnë sekret se çfarë do të luani për publikun nesër mbrëma, por gjithesesi do t’ua bëj pyetjen nëse do të kemi një performancë speciale?
Do të ketë një performancë, por duke qenë se është sekret, nuk mund të them më shumë. Do të ngjitem në skenë sepse kështu ekzistoj duke u ngjitur në skenë dhe dukë kënduar.
Unë di që në skenë të pret një piano, minimalisht, por është shumë bukur që shumë dashuri edhe këtu në Shqipëri kanë lindur me Margeriten tuaj e dini?
E kam mësuar herën e fundit që isha këtu, dhe kam mësuar se sa e fortë është lidhja me muzikën italiane këtu në Shqipëri, dhe nuk e dija këtë, nuk e dija që kishte kaq shumë dashuri për muzikën italiane që normalisht nuk ndiqet gjithandej dhe këtu është ndryshe, është shumë bukur.
Në të vërtetë, muzika italiane në përgjithësi, por edhe muzika juaj ka qenë qenë një pasqyrë dhe një portë drejt lirisë, edhe ky është misioni i muzikës apo jo?
Po edhe këtë e kam mësuar herën e fundit që kam ardhur në Shqipëri, lidhjen tuaj me muzikën dhe lirinë sepse muzika ka edhe këtë rol. Rolin për të çliruar shpirtrat, mbi të gjitha nuk është gjithmonë dashuri ajo që themi përmes muzikes, por ka gjithnjë një sfond edhe social që ekziston. Pra roli i artistit është të shprehesh mbi të gjitha palët dhe kjo besoj se është liria jonë dhe shpresoj që kështu kemi ndihmuar lirinë tuaj.