Duke filluar nga nesër në ekranin e RTSH 1 riktheht emisioni i mëngjesit. Këtë herë urimin e parë të ditës do ta merrni nga Enkel Demi duke filluar nga ora 6.30.
Gazetari i njohur do të shoqërojë për gati 1.30 min, ata që ditën e nisin më herët, me rubrikën e shtypit të ditës dhe informacionet mbi zhvillimet dhe ngjarjet e para të ditës.
Cifti Blerina Shehu & Arber Çepani do të vazhdojnë të jenë dy prezantuesit e programit nga ora 8.00, teksa do të mirëpresin të ftuar personazhe nga fusha të ndryshme ku do të diskutohet për aktualitetin dhe padyshim nuk do të mungojnë informacionet utilitare, show bizz etj.
Këtë edixion të ri mbi të gjitha emisioni do të ketë një rrjet gazetarësh nga qytetet kryesore të Shqipërisë, për një mbulim mbarëkombëtar.
Duke filluar nga nesër, 18 Shtator, 0ra 06:30 takimi është në RTSH1-HD.
https://www.youtube.com/watch?v=tPfMJ0eUA9I