Të gjithë e dimë që parandalimi është hapi i parë në mbrojtjen kundër sëmundjeve si kanceri. Prandaj dëgjojmë shpesh rekomandime të tipit bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit ose kontrolloni nishanet tek dermatologu çdo vit. Por, është koha që t’i kushtoni vëmendje edhe jashtëqitjes gjithashtu. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, është rritur ndjeshëm numri i rasteve me kancer të zorrës së trashë tek të rinjtë.
Megjithatë, ka një lajm të mirë: kanceri i zorrës së trashë është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, prandaj, nëse vini re këtë simptomë (sidomos nëse keni një histori familjare me këtë sëmundje), lini një takim me mjekun, menjëherë.
Njolla gjaku në fekale (ngjyrim i errët i feçeve)
Hemorroidet apo një çarje e vogël anale mund të shkaktojnë gjakderdhje (njolla gjaku të ndezur) kur kryeni nevojat personale. Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithsesi janë një problem kalimtar. Por, është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist nëse keni hemorragji në pjesën e anusit (sidomos nëse ky problem vazhdon për një kohë të gjatë dhe gjaku është në ngjyrë më të errët), sepse mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshirë dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë.