Ditën e djeshme mdoeratorja e njohur Fiori Dardha ka festuar datëlindjen e saj dhe për t’ja bërë më të veçantë rastin kanë menduar miqtë dhe njerëzit e dashur, ndër to edhe bashkë-prezantuesja e “Boom”, Rozana Radi. Kjo e fundit, me anë të një postimi në Instagram të bërë dje, para se të mbyllej dita dhe po ashtu datëlindja e Fiorit, ka bërë një urim tepër special për mikeshën e saj, siç në fakt di vetëm Rozana të bëjë, me fjalë emocionuese, por edhe shumë “funny”. Kështu, bashkangjitur me disa foto nga organizimi që miqtë kishin bërë për moderatoren, artistja shkruan pak për kohën e vështirë që ka kaluar Fiori së fundmi, atë që është për njerëzit pranë vetes, por ka edhe një kërkesë për të, që nuk ka nguruar t’ja shprehë as te torta.
Rozana thotë se në jetë të paktë janë ato persona që të bëjnë të mos besosh në momentet e vështira dhe që të dhurojnë kohën dhe përkushtimin e tyre, që të ofrojnë një shpatull ku mund të mbështetesh gjithmonë, e këta janë shoqëria. E pikërisht shoqëria e Fiorit kishte vendosur që ta gëzonte e surprizonte në këtë kohë, kur ajo për herë të parë feston datëlindjen pa nënë e saj pranë, edhe pse për të ka qenë e vështirë sot dhe askush nuk mund ta zëvendësonte boshllëkun e saj.
Megjithatë, mes fjalëve emocionuese, Rozana ka ditur si ta bëjë për të qeshur shoqen, ndonëse mund të ketë qenë e trishtuar. Kjo për shkak të tortës ku shkruhet, drejtuar Fiorit sigurisht: “Me lekët që të sollëm bëj cicat”, ndërkohë që artistja këtë kërkesë e përfshin edhe në urimin e saj, ku thotë: “Megjithatë shkrimi nuk është për të qeshur, ka ardhur koha që ti të bësh cicat sepse kur përballë dukesh sikur je me shpinë”.
ë ti të bësh cicat sepse kur përballë dukesh sikur je me shpinë”.
Nuk e ekzagjërojmë kur themi që të gjithëve na duhet në jetë një shoqe si Rozana, që di të na gëzojë e të na bëjë të qeshin, pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë. Shumë urime për Fiorin!