Nuk ka rëndësi ku po e bëni dasmën, në një kështjellë apo në plazh, autoritetet në Lazio po japin 2,000 euro për çiftet që martohen në rajon, pasi ata kërkojnë të shpëtojnë sektorin e dasmave nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.
Nisma, e quajtur “Në Lacio me dashuri”, është e hapur për italianët dhe të huajt që martohen ose kanë një bashkim civil në rajon nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2022.
Çiftet mund të bëjnë kërkesat e tyre, duke siguruar maksimumi pesë fatura dhe nëse pranohen, do të marrin një rimbursim prej 2,000 € për paratë e shpenzuara për shërbimet e dasmave me bazë në Lazio, duke përfshirë planifikuesit e dasmave, veshjet e dasmave, ambientet, kateringun, lulet, makinën e deri te fotografi.
Rajoni ka rezervuar një total prej 10 milionë eurosh për iniciativën dhe aplikimet për rimbursim mund të bëhen deri në fund të janarit 2023, ose derisa fondi të mbarojë.
Që nga fillimi i pandemisë, 9,000 çifte janë martuar në Lazio, krahasuar me 2019, ku martesat kapën vlerat më shumë 15,000 çifte.
Rajoni i Lazios ka një shumëllojshmëri të pasur vendndodhjesh për të zgjedhur, duke përfshirë kryeqytetin italian, një mori qytetesh mesjetare në majë të kodrave dhe plazhet e dunave të rërës që rreshtojnë parkun kombëtar Circeo. Ndër dasmat më të famshme që janë mbajtur në rajon ishte ajo mes Tom Cruise tashmë të divorcuar dhe Katie Holmes, e cila u martua në kështjellën Orsini-Odescalchi në Bracciano në vitin 2006.
“Le të rigjallërojmë një sektor që ka mbetur në pritje për një kohë të gjatë – i gjithë zinxhiri i dasmave ka vuajtur ekonomikisht gjatë dy viteve të fundit,” tha Valentina Corrado, këshilltare e turizmit në Lazio.