Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke zhvilluar një takim online me disa mjekë lidhur me situatën e pandemisë në vend.
Mjeku, Erion Dasho gjatë fjalës së tij ka kërkuar nga qeveria të ndjekin një strategji efektive pasi strategjia e ndjekur deri tani nuk ka patur rezultat.
“Është koha që të lemë mënjanë gjërat që janë bërë gabim, shumë gjëra janë bërë gabim dhe të ndërtojmë një strategji. Nga përfaqësuesit e Ministrisë dëgjojmë shpesh herë fjalën luftë, kjo nuk është një luftë është një sëmundje me të cilën duhet të merremi ne mjekët.
Edhe sikur të marrim fjalën luftë, nuk ka luftë që nuk fitohet me një strategji. Masat e shkëputura nuk të çojnë larg, duhet patjetër një përafrim strategjik. Përafrimi strategjik duhet bazuar në evidencë, pra smund ti thyemi qytetarit që mbaj maskë në rrugë, kur dihet që kjo masë ka efekt fare të vogël në parandalimin e Covid.
Nuk mund ti themi qytetarit ndalohet të dalësh pas orës 22:00 kur kjo masë ka efekt vetëm në Tiranë dhe në asnjë vend tjetër të Shqipërisë. Unë mendoj se duhet të shkëputemi nga situatat e demakogjisë, situatat ku tjetër gjë themi e tjetër bëjmë. Sepse kur dëgjon shpesh herë përfaqësues të qeverisë të duket sikur po dëgjon zonjën Merkel, mua më duket sikur dëgjoj zonjën Merkel.
Duke u bazuar në deklaratat e qeverisë, Dasho ngre pyetjen se nëse kemi mjaftueshëm shtretër bosh atëhere pse pacientët presin për të marrë shërbimin që i nevojitet.
Pra kemi shtretër të bollshëm atëhere nëse kemi shtretër të bollshëm pse pacienti pret 10 orë për tu shtruar në urgjencë. Dëgjojmë që mjekimet janë falas pse atëhere familjarët tanë kanë pagur qindra dhe mijëra euro për tu kuruar. Pse paguajnë 30 mijë euro për tu trajtuar jashtë shtetit kur shpesh herë humbasin dhe jetën.
Pra, të jemi realist unë mendoj se duhet ta fillojmë duke pranuar se përgjigjja e deri tanishme nuk ka dhënë efekt. Nuk dua të përmend fjalën “Dështim”, pra të jemi realist që përgjigjja e deri tanishme nuk ka qenë një përgjigje e bazuar në evidenca dhe mbi strategji”– thotë ai.