‘Barbarët’, kështu titullohet seriali televiziv më i ri historik, i cili do të mbërrijë në Netflix më 23 Tetor.
Netflix ka lancuar trailerin teaser të ‘Barbarëve’, i cili vendoset në shekullin e 9-të. Çastet e para të videos dhe imazhet të japin idenë se me shumë mundësi seriali duket se do jetë perfekt për ata që adhurojnë ‘Gladiatorin’, drejtuar nga Ridley Scott dhe fitues i 5 çmimeve të Academy Awards.
‘Barbarët’ vendoset në shekullin e 9 pas Krishtit, gjatë Betejës së Pyllit Teutoburg (i quajtur ndryshe edhe Humbja e Varos), kur u përleshën ushtria masive romake, e komanduar nga Publius Quintilius Varo, dhe një koalicion i fiseve gjermane, të udhëhequr nga Arminius.
Protagonistët janë tre të rinj të lidhur nga një fat tragjik. Personazhet do të fillojnë të pyesin se çfarë ndodh kur miqësia mbaron, kur dashuria nuk përgjigjet dhe kur besnikëria vihet në dyshim. Djemtë së shpejti do të bëhen forca lëvizëse e revoltës.
Trailer-i i sapo publikuar parashikon një skenar sigurisht interesant, i cili tregon kontinentin evropian të asaj periudhe, dhe një luftë dramatike dhe emocionuese.
Prodhimi i Barbarëve u njoftua në 2018, pas suksesit të madh të Dark, dhe do të mbërrijë në Netflix më 23 Tetor. Jeanne Goursaud, Laurence Rupp dhe David Schütter u janë ndër aktorët protagonistë. Drejtuesit e serialit janë Arne Nolting dhe Jan-Martin Scharf./InfoMediaAlbania/