Simptomat e gripit të zakonshëm, të ftohurit dhe virusit COVID-19 duket se janë të ngjashme. Ka ndodhur që njerëzit të mendojnë se janë prekur nga COVID-19 e më pas, të kenë rezultuar negativ pasi kanë qenë thjesht me grip. E kur vjen puna te fëmijët, çështja bëhet më delikate.
Për të qetësuar të gjithë prindërit, ka një simptomë që tregon qartazi që fëmija juaj është ftohur dhe nuk ka COVID-19. Profesori Tim Spector, nga King’s College London, ka deklaruar se nëse fëmija ka vetëm rrufë, nuk është i infektuar. Sipas tij, kjo është simptomë e një ftohjeje të thjeshtë dhe nuk është nevoja të përhapet panik.
Si drejtues i aplikacionit Coronavirus Symptom Study, ai ka treguar se simptomat më të shpeshta tek fëmijët janë lodhja, dhimbja e kokës dhe temperatura. Ndërsa tek të rriturit, përveç lodhjes dhe dhimbjes së kokës, vihet re dhe humbja e nuhatjes apo shijes. Shumë pak persona raportojnë rrufën si një simptomë.