Seriali spanjoll “La Casa de Papel” u bë hit në vitin 2017, ndaj jo më kot u ble nga Netflix duke u kthyer në një nga serialet më të suksesshëm.
1 – Dëshira e zjarrtë
Profesori kishte një dëshirë të madhe për të grabitur Royal Mint of Spain, si një dedikim për të atin e ndjerë. Disa studime thonë se 90% e sipërmarrjeve dështojnë në vitin e parë. Napoleon Hill e cilësoi dëshirën si hapin kryesor drejt pasurisë te “Mendo dhe bëhu i pasur”. Niçe shprehej se “ai që ka një arsye për të jetuar, do të përballojë pothuajse çdo gjë”. Me pak fjalë, nëse nuk zgjoheni me dëshirë të zjarrtë për të patur sukses, nuk do ta keni.
2 – Besimi ju çon larg
Kurdoherë që komunikimi mes profesorit dhe ekipit kishte probleme, ky i fundit i bindte se ai do të kthehej. Besimi ka rëndësi në një ekip sepse i paraprini suksesit. Nëse doni të shkoni larg, kini besim te vetja dhe të tjerët.
3 – Fuqia e vizualizimit
Stephen Covey në “7 zakonet e njerëzve shumë efektivë” shkruante se gjërat krijohet dy herë. Në fillim është krijimi mendor, ose i parë, dhe më pas është krijimi fizik, ose i dytë. Sa më shumë kohë të shpenzoni duke e menduar nismën tuaj, aq më të lehtë do ta keni ta krijoni fizikisht.
4 – Planifikimi me detaje
Profesori është padyshim një shahist me përvojë. Fuqia e tij qëndron te planifikimi me detaje. Sa më i fortë të jetë plani juaj i punës, aq më pak probleme do të keni.
5 – Të qenurit markë e rëndësishme te zemrat e njerëzve
Një rregull i rëndësishëm në “La Casa de Papel” ishte të mos kishte gjakderdhje. Qëllimi i tyre ishte që të mos dilnin si bandë kriminale, por si Robin Hood. Kjo gjë lidhet me mënyrën si konsumatori ju sheh dhe ju përcakton.
6 – Qëndrueshmëria
Kur qëllimet tuaja forcohen dhe në të njëjtën kohë copëtohen në plane të mirëfillta ditore, gjithçka është më e lehtë. Sipërmarrësi amerikan Jim Rohn deklaronte se “Suksesi nuk është magjik dhe misterioz. Suksesi është pasojë e zbatimeve të vazhdueshme të gjërave themelore”.
7 – Këmbëngulja
Pavarësisht gjithë taktikave të policisë spanjolle, Berlini gjithnjë thoshte “ne i përmbahemi planit”. Të tejkalosh vështirësitë është ajo që ndan të suksesshmit nga ata që “duan të jenë të suksesshëm”.
8 – Udhëheqja
Vjen një moment kur duhet të delegoni punët, të motivoni ekipin. Vetëm mos harroni që udhëheqja fillon më së pari nga vetja.
9 – Bashkëveprim
Në sezonin e tretë, Berlini i thotë Palermos se “do të përdorin talentin dhe shkencën”. Asgjë nuk arrihet vetëm dhe suksesi është padyshim bashkëveprim me njerëz që dinë të bëjnë mirë diçka të caktuar.
10 – Barazpesha
Nëse e keni parasysh, Profesorit iu desh shumë kohë që të krijonte një lidhje, pasi ishte shumë i dhënë pas planit të tij. Barazpesha mes punës dhe jetës personale ka rëndësinë e vetë ndaj mos e anashkaloni.
Burimi: Entrepreneur
Marrë nga anabelmagazine.com