Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër COVID-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”.
Referuar marrëveshjes, rreth 200 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi se edhe nisja e procesit të vaksinimit pritet të nisë brenda muajit shkurt.
Kjo e fundit sqaroi se në RMV është bërë gati e gjithë infrastrktura për nisjen e procesit të vaksinimit.
Gazetarja u shpreh më tej se nuk dihet nëse dozat e vaksinave do të transportohen në të njëjtën kohë apo në faza të ndryshme.
Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e saj.
Ndërsa nëpërmjet sistemin COVAX, pritet të vijnë vaksinat e porositura në muajin mars.