Një dramë rrëqethëse për një grua të rritur jetime dhe një vogëlusheje engjëllore, por që keqtrajtohet në shtëpi.
Zejnep e rritur e vetme pa nënën e saj që e urren, miqësohet me Melek, një vajzë e qeshur, e cila fsheh brenda një drame të madhe.
Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo behet dëshmitare e një keqtrajtimi mizor. Ajo duhet të behet shpëtimtarja e Melek duke u bërë nëna e saj.
A do te arrijë Zejnep të ndryshoje jetën e Melek? Me aktoren e famshme Cansu Dere (e njohur në Shqipëri si Ejshani e serialit Ezel), një serial që të emocionon.
Një nga prodhimet më të sukseseshëm të vitit 2017. “Nënë”, premierë absolute në Tv Klan dhe KlanHD, së shpejti.
Zejnep është një grua me një fëmijëri të hidhur dhe e ndjere gjithmonë vetëm. Ajo është braktisur nga nëna e saj Gonul, kur ishte 5-vjeç. Me pas Zejnep u adoptua nga një grua e pasur Xhahide. Nëna e vërtetë e Zejnep, u burgos pasi vrau bashkëshortin e saj, kur Zejnep ishte fëmijë. Edhe pse Xhahide e ka rritur dhe dashur Zejnepin si vajzën e saj, Zejnep u rrit krejt e vetme dhe me peshën e të qenit gjithmonë një jetime.
Pas diplomimit ne kolegj, Zejnep dëshiron të bëjë një master për fotograf. Teksa i duhet të prese burokracirat për dokumente, ajo pranon një punë të dytë si mësuese lloreje.
Një profesion që ajo nuk e kishte për zemër, nisur nga natyra e ftohte dhe jo e afërt me
të tjerët. Gjithsesi jeta e saj ndryshon përgjithmonë, kur takon ne klasë të voglën Melek.
Melek është një vajzë engjëllore, e bindur, e qeshur edhe pse në shtëpi ajo është e dhunuar fizikisht dhe emocionalisht nga e ëma dhe i dashuri i saj. Një natë teksa Zejnep duhet të largohet, zbulon se vogëlushja Melek është braktisur në plehra. Një dramë dhe dhimbje shume e madhe, e cila ndryshon rrugën e jetës për Zejnep. Ajo duhet te jete shpëtimtarja e Melek dhe të behet “nena” e saj.
Marre nga tvklan.al