Adelina Tahiri është duke shijuar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Tre vite më parë ,këngëtarja shqiptare u bë nënë për herë të parë kur erdhi në jetë djali Jon, si fryt i dashurisë me bashkëshortin Serjoza Markov.
E duket se bukuroshja 30 vjeçare nuk “mjaftohet” me kaq.
Adelina e ka shprehur shpesh herë dëshirën për të pasur një familje të madhe, por këtë herë në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram është përpjekur të jetë më konkrete.
Një prej tyre e pyet: “A ke menduar ta shohësh veten nënë për herë të dytë?” Dhe përgjigjia e këngëtares është: “Shumë shpejt”.
Pak kohë më parë, Adelina “pushtoi” mediat rozë pasi u përfol se është në pritje të ëmbël. Shkak u bë një foto e saj, në të cilën barku i saj dukej pak më i fryrë se zakonisht. Për këtë arsye ajo u detyrua të bënte një shpjegim dhe të tregonte nëse është shtatzënë apo jo. Ajo tregoi para disa muajsh se kishte bërë një test shtatzënie dhe kishte rezultuar negativ.