Para pak javësh, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bën prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Marget. Mirëpo, moderatorja nuk i ndali angazhimet profesionale, duke u shfaqur në ekran pas 10 ditësh, për të prezantuar spektaklin e humorit, “Klanifornia”.
Mirëpo, si çdo mama edhe ajo e ka mendjen në çdo moment tek e bija. Pak më parë, në një video Marina na tregoi se ishte në dhomën e grimit duke u bërë gati për spektakël, e njëkohësisht po shikonte Marget nga kamerat e vendosura në shtëpi të bëra për këtë gjë.
“Duke u bërë gati për xhirime dhe duke ruajtur picirruken”, shkroi Marina krahas videos.
Patjetër që nuk është e thjeshtë t’i bësh të gjitha, edhe të kujdesesh për një fëmijë të sapolindur, edhe të mos lësh pas karrierën, por duket se Marina po ia del më së miri…