Djali që shihni në foto është Arnis Vatoci, është 17 vjec. Dy ditë më parë ndaj tij gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit në shtëpi, raporton newsbomb.al.
Sipas materialeve të dorëzuara në Gjykatë nga uniformat blu, djali, sic shihet në video, është në ambientet e komisariatit dy, fillimisht jashtë kangjellave duke gjuajtur me gurë e për pasojë thyerjen e makinave të policisë. Nuk ka mbaruar me kaq.
Ka kapërcyer kangjellat, e me një gur të madh në dorë, ka hyrë brenda ambienteve të jashtme të komisariatit dhe ka thyer xhamat e makinave. Aty është ndaluar nga policia.
Mamaja e Arnis Vatocit prej dy ditësh apelonte në media që të lironin djalin e saj 12 vjecar. Në prani të kamerave të gazetarëve, ngulmonte se djali i saj është minoren, se nuk kishte bërë asgjë të keqe, ishte shumë I vogël për të qëndruar në qeli, raporton newsbomb.al.
Opinioni publik u nda në mes: gjysma shkruanin sesi një nënë kishte lejuar djalin e vet 12 vjecar të dilte në protest, e gjysma tjetër kërkonin nga policia të lironte 12 vjecarin.
Në fakt, askush s’ka të drejtë. Arnis Vatoci, sikurse rezultoi nga vendimi I gjykatës për masën e arrestit është plot 17 vjec, dhe me vetëdije ka hyrë brenda ambienteve të jashtme të komisariatit I filmuar madje duke qëlluar.
Tani, familja do të duhet të ndjekë procedurat për adoleshentin 17 vjeçar që ka marrë arrest shtëpie.