Dhe pse “Big Brother VIP” ka nisur rreth një javë më parë, kanë qenë të shumta ngjarjet e dinamikat, sigurisht edhe debatet. Së fundmi këngëtarja Sheila Haxhiraj është ‘përplasur’ me modelen Beniada Nishani.
I gjithë debate nisi nga një diskutim për shenjat e horoskopit mes tyre, dhe nuk munguan as kunjat dhe ironitë. Gjatë bisedës, Beniada iu drejtua Sheilës duke i thënë që provokon shumë në dashuri dhe se ajo, si akrep, “pickon”. Ndërsa Sheila nga ana tjetër, akuzoi se Beniada i hidhet të gjithëve në krah. Por reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm duke i thënë se ajo i vret ata.
Kaq i duhej Sheilës për të bërë deklaratën se modelja e njohur vdes për vëmendje dhe bën çdo gjë për të. “Ti zemra, vdes për vëmendje prandaj sulesh sa andej këtej!”, tha ajo, duke shtuar se Beniada mund të jetë e bukur por sërish është shumë e pasigurt në vetevete.
Një debat i tillë, i përfshiu të gjithë dhe Donaldi me nota humori i tha që të dyja të takonin zonjën Meri Shehu e cila merret me studimin e shenjave të zodiakut, e ta zgjidhnin situatën.
Beniada në fund të debatit kërkoi falje por kjo duket se nuk e qetësoi mjaftueshëm Sheilën. Të dyja vajzat janë pjesë e pesë të nominuarve dhe duket se “ethet e largimit” nga shtëpia i ka bërë të reagojnë në këtë mënyrë.