Kreu i Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra.
Burimet bëjnë të ditur se urdhri për pezullimin e tij ka ardhur pas vendimit të GJKKO e cila ka pranuar kërkesën e SPAK.
Artan Shkëmbi është nën hetim për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor. Ai kaloi vettingun më 27 shkurt duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit Artan Shkëmbi doli i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit. Ai ishte dhe kandidat për kreun e BKH.