Sezoni i ri në Top Channel, sikurse ju kemi informuar edhe me parë, përveç formateve më të njohura do sjellë edhe produksione të reja në programacion. Njëri prej tyre është edhe “Në shtëpinë tonë”, formati më i ri i mesditës që ende pa filluar ka futur në dilemë stafin e Top Channel për prezantuesen. Produksioni është duke vendosur në provë prezantuesen Anjeza Majan dhe Elona Duron, kjo e fundit është folëse në TOP MEDIA në emisionet e Top Albania Radio dhe opinioniste sezonin e kaluar ne Top Show Magazine. Një prej tyre do të jetë prezantuesja në studio e këtij programi, ndërsa Alban Musa do të jetë në terren, për të përcjellë informacione të ndryshme në lidhje direkte.
“Në shtëpinë tonë” është një emision ku në fokusin e të cilit qëndron shtëpia dhe gjithçka rrotullohet rreth saj në përditshmërinë tonë, duke filluar nga gatimi, këshillat utilitare e zgjedhjet e duhura për të jetuar sa më mirë ditën. Përsa i takon orarit të transmetimit, do të jetë pikërisht ora 9 në mëngjes, menjëherë pas mbarimit të Wake Up.
Së shpejti IMA do t’ju zbulojë edhe datën se kur do të fillojë ky emision.
IMA / J.Kasaj