Klikimet e artistëve shqiptar në Youtube vazhdojnë të jenë temë e diskutimeve duke u aluduar se shumë nga ta i kanë të blera.
Devis Xherahu ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Ditë e Re ku foli për pjesëmarrjen e tij tek “Festivali i këngës” dhe më pas ai trajtoi temën e klikimeve.
Arjon Muça: Një nga gjërat që bën përshtypje tek artistët e vërtëtë në Shqipëri janë shifrat në Youtube, dmth kur ti thua është bërë super hit, ti flet për 2.5 milion klikime, kënga “Më pëlqen ajo “, ndërkohë që në Shqipëri kemi parë 100 milion klikime, 70 milion klikime. Ndërkohë që ti thua për 2.5 milion klikime në 4 vite superhit?
Devis Xherahu: Atëherë të të them një gjë që unë jam real gjithmonë, një artist si puna ime që janë disa në Shqipëri që kanë mbaruar shkollë muzike 16 vjet muzikë klasike, flautist në diplome, piano, kitarë, me një karrierë brenda dhe jashtë Shqipërie 28 vjet. Nuk mund ta gënjëj veten dhe të them unë do blej klikime sepse nëse unë i blej këto klikime kur të shkoj në koncert që janë 5 milion klikime, kur unë të këndoj një këngë asnjeri nuk do hap gojën sepse nuk i njeh, kur asnjë nuk do këndojë këngën time duket që këto klikime janë të blera. Kur ke të tuat 2.5 milion klikime në një Shqipëri 2.5 milion dhe sa jemi rreth e rrotull kënga është hit.
Arjon Muça: Çfarë interesi kanë artistët në lidhje me shifrat ti rrisin kaq shumë klikimet në krahasim me artistët e tjerë?
Devis Xherahu: Është fatkeqësi, por shumë pronarë të shumë klubeve ndikohen nga këto lloj klikimesh dhe kur i marrin këta artistë me kaq shumë lloj klikime dhe presin nje Boom të madh që ai artist kërkon një shifër shumë të madhe dhe kur nuk justifikohen nga ata që janë poshtë, ajo derë mbyllet njëhërë e përgjithmonë për artistin dhe anasjelltas.
Arjon Muça: A ju dëmton juve kjo lloj strukture?
Devis xherahu: Jo, sepse është një grip që është shumë i vogël , mua më pëlqen jetëgjatësia dhe e di se ku është jetëgjatësia. Ç’po më duhet mua që bleva një 5 milionsh klikime dhe u diskutova ndërkohë që kënga ime nuk dëgjohet asgjëkundi , këtë nuk e di askush, hiti për mua është publiku , ai na mban, ai na paguan, ai na bën që ne të lumturohemi, ai na i këndon këngët, si mund të them unë kam 5 milion klikime dhe posht nuk e hap njeri gojën për 5 milion klikime, është turpi më i madh.