Gjatë samitit të G20 të zhvilluar në Romë udhëheqësit e ekonomive kryesore të botës miratuan një taksë minimale globale prej 15% për korporatat.
Qëllimi për taksimin e korporatave shumëkombëshe është t’i japin fund parajsave fiskale dhe të ndalojnë garën për të ulur taksat me të cilat shumë vende joshin kompanitë, ndërsa të tjerat mbeten pa të ardhura.
Kriza globale e shëndetit, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimi i klimës janë në krye të agjendës së këtij viti ku liderët diskutojnë veçanërisht se si të reduktohen pabarazitë e shkaktuara nga pandemia dhe shpërndarja e vaksinave.