Pak ditë më parë u zbulua se “Klanifornia” rikthehet në ekran gjatë muajit shtator dhe shumë ndjekës u entuziasmuan. Ndërsa sot është publikuar promo e emisionit për këtë sezon.
Marina Vjollca dhe aktorët e humorit e kanë publikuar promon në profilet e tyre, të emocionuar për sezonin e ri, i cili nis me 12 shtator.
Kujtojmë se Luana ka treguar se po përgatitet për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe duket se motrat sërish do të jenë përballë me fashat orare në ekranet përkatëse. Një “rivalitet” i suksesshëm, që ka shkaktuar gjithmonë mjaft kuriozitet tek ndjekësit.