Një 67-vjeçar është ndaluar nga Policia e Lushnjes pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
I ndaluari me iniciale R.Ç. u ndalua pas kallëzimit të bërë në komisariat. Dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 13-vjeçare.
Kjo e fundit po trajtohet me psikolog, ndërsa blutë vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.