Xhamia e madhe e Namazgjasë në Tiranë nisi të ndërtohej në vitin 2015.
Sot, pas gati 5 vitesh Xhamia është shumë pranë përfundimit, dhe do të hapë shumë shpejt dyert për besimtarët. Xhamia është ndërtuar me një fond prej 30 milion euro nga Turqia dhe është më e madhja në Ballkanin Perëndimor.
Tashmë brenda Xhamisë janë kryer zbukurimet me kaligrafi dhe mozaikë, ku dominon ngjyra e bardhë, blu, bojëqielli dhe e zeza. Salla kryesore ku do të kryhet falja është rreth 700 metra katror. Lartësia e kubes është rreth 40 metra e lartë.