Mbrëmja dedikuar tërësisht këngëtares Elhaida Dani si një ogur I mirë dhe përcjellje për të përfaqësuar vendin tonë në edicionin e radhës të Eurovizion, ka kulmuar me interpretimin e këngës “I am Alive” për të gjithë të pranishmit.
E veshur me një fustan të zi deri në fund të këmbëve Elhaida ka ditur të mahnisë sërish edhe në këtë pritje për nder të saj të organizuar nga ambasada austriake, jo vetëm me fuqinë interpretative por edhe me modestinë që e karakterizon.
Pjesë të këtij eventi janë bërë përfaqësues nga trupi diplomatik austriak, media, dhe përfaqësues të TVSH-së, e cila është edhe organizuese e përfaqësimit të Danit në Eurovizion.
Në një intervistë për A1 Report, Dani tregon rreth emocioneve që është duke përjetuar në vigjilje të këtij kompeticioni muzikor
Ndihem shumë e lumtur me të vërtet, nuk e prisja që do ishte një event kaq i organizuar mirë, të gjithë publikut që ka ardhur, njerëzve që kanë ardhur më mbështesin , ndihem shumë e lumtur me të vërtet dhe si një princesh.
Çfarë surprizash do të na rrëfesh për natën që do të performosh live dhe do të na përfaqësosh denjësisht padyshim, në Vjenë?
Surprizat do t’i shikoni në 19 maj në skenë, ajo që unë garantoj është të jap më të mirën time, shpresoj shumë dhe shpresoj të jeni kenar.
Kënga në shqip ka pasur mendon të njëjtin impakt si ajo në anglisht?
Kënga në anglisht ishte dita e parë që doli, patjetër kishte një impakt dhe një kureshtje shumë më të madhe tek teleshikuesit, ndërsa në shqip është ndjekur shumë nga publiku shqiptar besoj dhe komentet po më vijnë shumë të mira kështu që jam shumë e gëzuar për këtë.
E mendon dhe e pret fitoren?
Ta mendoj, e mendoj por ajo që unë dua është të jap më të mirën, shpresoj shumë të krenoj Shqipërinë dhe të gjithë të ndihen të përfaqësuar nga unë, ky është qëllimi im.
Të komplimentoj për veshjen dhe mund të na thuash se di do të vish atë mbrëmë apo dhe kjo do jetë surprizë?
Do jetë një surprizë. Në skenën e Eurovizionit do të kemi stilistë nga Shqipëria e madhe që do të veshjen time kështu që cdo gjë do jetë surprizë.
Dicka për Zap and Kris, janë ata të emocionuar ?
Janë dy djem shumë të talentuar, jam shumë e lumtur që kam punuar me ta, jam shumë e lumtur që vëllai im i vogël një ditë më tha: Shiko se Zap and Kris bëjnë kënd shumë të bukura dhe unë shkova i dëgjova dhe menjëher i telefonova, pra është një borxh që i kam vëllait tim dhe jam e lumtur që kemi bashkëpunaur për këtë këngë.
Nata e parë e Eurovizion pritet të jetë më 19 maj në Vjenë ku Elhaida Dani do të përformojë live këngën “Im Alive”.
Marre nga Shqiptarja