Aurela Gaçe ka bërë një dedikim të veçantë ditën e sotme, e jo pa arsye. Data 20 shtator është festa e përvitshme e familjes që nga viti 2013 – kohë kur Aurela dhe Skerdi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Këngëtarja ka postuar një foto nga dita e dasmës, veshur me fustanin e bardhë, krahë bashkëshortit dhe me Grace-n e vogël përdore. “7 vite nga kjo ditë. Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace. Dasmën e bëmë për kokërr të qejfit, për të gëzuar bashkë me familjen, me miq e me shokë. Vajza tjetër, e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bërë këtë pa lejen e saj dhe kam frikë se do të kërkojë edhe ajo të jetë në dasëm si motra e madhe”, ka shkruar me humor Aurela.
Një kujtim kaq i bukur, që këngëtarja ka vendosur ta ndajë me ndjekësit. Po pse jo, pas disa vitesh mund të Aurela dhe Skerdi mund të riorganizojnë një tjetër ceremoni, ku krahë Grace, mamin dhe babin do ta shoqërojë edhe Abigail. Do të ishte interesante! /