Ana Lleshi u përjashtua nga “Për’puthen” pas daljes së fotove intime të saj dhe Arjonit. Mirëpo, ish konkurrentja, ka qenë përgjatë gjithë kësaj periudhe mjaft aktive jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në programet e Top Channel.
Ditën e sotme, teksa u kthente përgjigje disa komenteve në rubrikën “Trotuar” të “E Diell”, Ana është pyetur edhe për statusin e saj. “Më ka thënë i dashuri të them që jam single”, është përgjigjur ajo me humor, duke nënkuptuar që tashmë e ka dikë në krahë.